Aktualitet

Studentët e mjekësisë në protestë të premten, Gjata: Tarifa reale përllogaritet 3 mijë euro, ende në diskutime

Ata janë të vendosur për të mos pranuar asnjë propozim të Ministrisë së Arsimit, sa kohë vihen përballë zgjedhjes së pagesës së plotë apo qëndrimit të tyre në Shqipëri për 3 vite.

22 Qershor 2023, 17:34 Nga m.s
Studentët e mjekësisë në protestë të premten,
Arben Gjata

TIRANË- Të martën, studentët e mjekësisë së Universitetit të Tiranës protestuan në ambientet e rektoratit, ku kërkuan që shteti ti japë zgjidhje e jo ti detyrojë të punojnë 3 vite me detyrim në Shqipëri. Ata janë të vendosur për të mos pranuar asnjë propozim të Ministrisë së Arsimit, sa kohë vihen përballë zgjedhjes së pagesës së plotë apo qëndrimit të tyre në Shqipëri për 3 vite.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, thotë se asgjë nuk është vendosur, dhe se gjithçka është në proces diskutimi me grupet e interesit. Rektori Gjata sqaroi se ende nuk është vendosur nëse politikat e reja që do të frenojnë largimet e mjekëve jashtë vendit, do të prekin edhe studentët aktualë apo vetëm të rinjtë që pritet të hyjnë në këtë program studimi. 

Sipas përllogaritjeve të universitetit, afro 3 mijë euro në vit mendohet të jetë pagesa e shkollimit për studentët e mjekësisë që refuzojnë të punojnë në Shqipëri 3 vite pas studimeve.

Studentët kanë lajmëruar për një tjetër protestë, e cila do të mbahet të premten. Ata do të marshojnë nga Fakulteti i Mjekësisë në drejtim të Ministrisë së Arsimit. Studentët thonë se protesta do nisë në orën 10:00 te rektorati i Universitetit të Mjekësisë, po marshimi do të zhvendoset te Ministria e Arsimit. Ata kundërshtojnë draftin e qeverisë që i detyron të punojnë tre vite në Shqipëri, dhe më pas të pajisen me diplomë./Dosja.al

arben gjata protesta e studenteve te mjekesise

Sondazh

Poll