Aktualitet

Vlorë/ U konfliktua me policët në spital pasi i kishte vdekur kushëriri, “arrest në burg” Brikel Alikajt

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Brikel Alikaj, i cili u prangos dy ditë më parë nga uniformat blu, pas konfliktit në spitalin e Vlorës.

22 Qershor 2023, 15:50 Nga m.s
Vlorë/ U konfliktua me policët në spital pasi i kishte vdekur
gjykata e Vlores

VLORË- Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Brikel Alikaj, i cili u prangos dy ditë më parë nga uniformat blu, pas konfliktit në spitalin e Vlorës.

Brikel Alikaj ka kundërshtuar forcat e policisë, pas një rasti të paprecedentë në spital. Familjari i tij, një 35-vjeçar kishte ndërruar jetë teksa e kishte zënë korrenti. Familjarët me shpresë për ta shpëtuar, teksa e kanë përcjellë me urgjencë në spital, në një moment autoambulancës nuk i është hapur dera.

Kjo ka shkaktuar tension dhe përplasje të tyre me uniformat blu. Prokuroria ka kërkuar "arrest me burg" për të, e pranuar nga gjyqtarja Vjola Canaj. Pala mbrojtëse e përfaqësuar nga Odeta Aliraj, ka kërkuar "lirim me kusht". Gjykata bazuar në pamjet filmike e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin, teksa ka pranuar kërkesën e prokurorisë.

brikel alikaj vlore

Sondazh

Poll