Aktualitet

La pas dy fëmijë, kjo është 48-vjeçarja shqiptare e cila u vra nga burri në SHBA (FOTO)

Të afërmit kërkojnë ndihmë për fëmijët që kanë mbetur jetim.

21 Qershor 2023, 21:42 Nga A.B
La pas dy fëmijë, kjo është 48-vjeçarja shqiptare e
Arjana Gllafce

SHBA- Kjo është Arjana Gllafce, gruaja 48-vjeçare e cila u qëllua për vdekje me armë nga burri i saj, Arben Gllafce. Ishte Arbeni ai i cili qëlloi disa herë mbi gruan e më pas qëlloi për vdekjen edhe veten. Ata kishin dy djem, një 24 vjeç dhe një tjetër në moshë minorene autik.

La pas dy fëmijë, kjo është 48-vjeçarja shqiptare e

Kur oficerët arritën brenda banesës, ata gjetën Arjanën dhe Arbenin të vdekur. Mjeku ligjor e cilësoi vdekjen e Arjanës si vrasje, e 13-ta në qark këtë vit, nga plagët e shumta me armë zjarri dhe e cilësoi vdekjen e Arbenit si një vetëvrasje nga një plagë me armë zjarri. Familjarët e të dyve janë njoftuar për vdekjen.

Të afërmit kërkojnë ndihmë për fëmijët që kanë mbetur jetim. Ato kanë hapur një 'gofund me' për t'i ndihmuar./Dosja.al

arben gllafce arjana gllafce

Sondazh

Poll