Aktualitet

U vra me armë nga burri, të afërmit e Arjana Gllafce apel për ndihmë ndaj 2 fëmijëve: Vëllai i madh duhet të kujdeset për më të voglin, autik

Ata kanë hapur një llogari në ‘gofound me’, për t’i ndihmuar, pasi djali 24-vjeçar do duhet të kujdeset për vëllain e tij të mitur autik.

21 Qershor 2023, 22:15 Nga a.l
U vra me armë nga burri, të afërmit e Arjana Gllafce apel
Arjana Gllafce

SHBA- Të afërmit e Arjana Gllafces 48-vjeçares që u vra me armë zjarri nga burri i saj, Arben Gllafce kanë bërë apel për të ndihmuar dy fëmijët e mbetur jetimë. Ata kanë hapur një llogari në ‘gofound me’, për t’i ndihmuar, pasi djali 24-vjeçar do duhet të kujdeset për vëllain e tij të mitur autik, shkruajnë mediat vendase. 

Ngjarja ka ndodhur në Huntertoën. Policia ka gjetur trupat e pajetë të çiftit në banesën e tyre në këtë zonë. Sipas hetimeve, Arbeni ka qëlluar disa herë mbi gruan e tij e më pas ka kryer vetëvrasje. Ata kishin dy djem një 24 vjeç dhe një tjetër në moshë minorene autik. Familjarët e të dyve janë njoftuar për vdekjen. 

arjana gllafce arben gllafce

Sondazh

Poll