Bota

Von der Leyen: Nuk kam dyshim se Ukraina do të anëtarësohet BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shpreh bindjen se Ukraina një ditë do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian (BE).

21 Qershor 2023, 18:47 Nga a.l
Von der Leyen: Nuk kam dyshim se Ukraina do të anëtarësohet
Ursula von der Leyen

UKRAINË- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shpreh bindjen se Ukraina një ditë do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian (BE).

"Ukrainasit na thonë se kur imagjinojnë të ardhmen e tyre, ata shohin flamurin e Evropës që fluturon mbi qytetet e tyre. Nuk kam asnjë dyshim se Ukraina do të jetë pjesë e bashkimit tonë," tha von der Leyen në Londër të mërkurën në një konferencë për rindërtimin e Ukrainës.

Ajo tha gjithashtu se Kievi ka përshpejtuar axhendën e reformave, shkruajnë mediat e huaja. Në të njëjtën konferencë, Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha se rindërtimi i Ukrainës duhet të lidhet më ngushtë me procesin e pranimit në BE.

ursula von der leyen lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 21 Qershor 2023, 17:22 a.l

KFOR-i rinovon bashkëpunimin me FSK-në

KFOR Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia ka zhvilluar një takim me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehajn. Në një postim në Tw...