Bota

Në 'luftë' me kohën për të gjetur turistët e zhdukur në Oqeanin Atlantik/ Roja Bregdetare: Kanë mbetur vetëm 20 orë oksigjen deri në gjetjen e tyre

Roja bregdetare vlerëson se në nëndetësen e kërkimit mund të ketë mbetur më pak se një ditë oksigjen për ekipin e kërkimit. 

21 Qershor 2023, 19:03 Nga a.l
Në 'luftë' me kohën për të gjetur
Oqeani Atlantik

Kanë mbetur vetën 20 orë oksigjen nga grupet e kërkim-shpëtimit në Oqeanin Atlantik, për të gjetur 5 turistët e zhdukur prej 4 ditësh të cilët u nisëm në kërkim të rrënojave të 'Titanic' dhe nuk u kthyen më. Roja bregdetare vlerëson se në nëndetësen e kërkimit mund të ketë mbetur më pak se një ditë oksigjen për ekipin e kërkimit. 

Ndërkohë më herët gjatë ditës së sotme është njoftuar se në det janë sinjalizuar disa tinguj të goditjeve nga anijet sonar. Një shenjë shprese për të mbijetuar. Megjithatë deri në këto momente shpëtimtarët nuk kanë gjetur asnjë shenjë jete për turistët, shkruan CNN. 

Zhduken 5 turistët

Në një ekspeditë nënujore me nëndetësen komerciale 'OceanGate Expeditions', 5 turistë 'aventurierë' lundruan në ujërat e Oqeanit Atlantik në një mision për zbuluar rrënojat e anijes 'Titanik' historia e të cilës daton në 12 prill të 1912. Nëndetësja humbi gjurmët duke nxitur kështu një operacion kërkim shpëtimi. Secili nga turistët ka paguar 125 mijë dollarë për të zhytur në një thellësi prej 4 mijë metrash dhe në një distancë prej rreth 600 kilometrash nga Neëfoundland-i i Kanadasë, për të parë nga afër anijen e famshme. Mes personave të zhdukur ishte edhe miliarderi në Mbretërinë e Bashkuar Hamish Harding. 

zhduket turistet ne oqeanin atlantik

Sondazh

Poll

Bota 21 Qershor 2023, 17:22 a.l

KFOR-i rinovon bashkëpunimin me FSK-në

KFOR Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia ka zhvilluar një takim me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehajn. Në një postim në Tw...