Politike

Tensionet në veri të Kosovës, Yuri Kim mesazh Kurtit: Lini egon personale dhe merrni në konsideratë miqtë! Është çështje kombëtare

Yuri Kim tha se të dy duhet që të mos të veprojnë me ego personale sepse problemi nuk është personal, por kombëtar.

21 Qershor 2023, 11:27 Nga k.m.
Tensionet në veri të Kosovës, Yuri Kim mesazh Kurtit: Lini egon
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka dhënë një mesazh sot për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç për çështjet në Veri të Kosovës. Në fjalimin e saj të lamtumirës, Yuri Kim tha se të dy duhet që të mos të veprojnë me ego personale sepse problemi nuk është personal, por kombëtar.

“Pozicioni i SHAB-ve është i qartë. Liderët e Kosovës dhe Serbisë pranuan për drafin e asociacionit, por jo vetëm në këtë po për rrugën përpara qe do të përfundojë me njohjen e Kosovës. Nuk besoj se do duhet të rikujtohet sesa shumë besojnë SHBA në Kosovë. Afeksioni dhe angazhimi që ne kemi për një Kosove të pavarur. Nëse ju duhet provë, shkoni pak pas, disa vite më pas. Problemi është cilat janë hapat dhe sekuencat që duhen ndjekur që dy palët të lëvizin përpara. Dhe kjo është një kohë që liderët të lënë mënjanë ego dhe të mendojnë për krenarinë kombëtare. Për atë që u thonë miqtë e tyre dhe ta marrin në konsideratë atë që u thonë miqtë e tyre,”- tha Kim.

tensionet në veri të kosovës yuri kim yuri kim 21 qershor 2023

Sondazh

Poll