Bota

Shkatërimi i digës/ OKB dënon Rusinë për bllokim të ndihmave për zonat e përmbytura

19 Qershor 2023, 09:25 Nga f.i
Shkatërimi i digës/ OKB dënon Rusinë për bllokim
përmbytje

RUSI- Organizata e Kombeve të Bashkuara ka dënuar pengesën e vazhdueshme të Rusisë për mohimin e aksesit të ndihmës humanitare në zonat e përmbytura nga shembja e digës, raporton CNN.

"OKB ka qenë e angazhuar me qeveritë e Ukrainës dhe Federatës Ruse në lidhje me dërgimin e ndihmave humanitare për të gjithë njerëzit e prekur nga shkatërrimi i Digës Kakhovka. OKB u bëri thirrje autoriteteve ruse “të veprojnë në përputhje me detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar humanitar” dhe se do të vazhdojë të kërkojë aksesin e nevojshëm në zonat e prekura të pushtuara nga Rusia,"- tha të dielën deklarata e Denise Brown, një koordinatore humanitare për Ukrainën, duke shtuar se Rusia deri më tani kishte refuzuar kërkesën e OKB-së për të hyrë në zonat nën pushtimin e saj.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll