Bota

Vdekja e turistit rus/ Egjipti merr masa: Instalon pajisje për monitorimin e peshkaqenëve

Sipas burimeve, pajisjet e monitorimit do të vendosen në bashkëpunim me një specialist dhe studiues të huaj në rezervatet e Detit të Kuq

19 Qershor 2023, 08:41 Nga f.i
Vdekja e turistit rus/ Egjipti merr masa: Instalon pajisje për monitorimin
Vladimir Popov

EGJIPT- Egjipti planifikon të instalojë pajisje për të monitoruar lëvizjet e peshkaqenëve, pas sulmit të javës së kaluar në Detin e Kuq. Masa synon gjithashtu të përcaktojë arsyet e sulmeve të peshkaqenëve.

Pas sulmit vdekjeprurës së Vladimir Popov 23 vjeç, Ministria e Mjedisit vendosi të vendosë pajisje monitoruese brenda pak ditësh për të monitoruar lëvizjen e peshkaqenëve, veçanërisht të peshkaqenëve tigër, në Detin e Kuq, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas burimeve, pajisjet e monitorimit do të vendosen në bashkëpunim me një specialist dhe studiues të huaj në rezervatet e Detit të Kuq. Autoritetet egjiptiane ende nuk e kanë konfirmuar këtë veprim.

vladimir popov

Sondazh

Poll

Bota 19 Qershor 2023, 07:38 I.A

A do të ndodh takimi Kurti-Vuçiç?

Foto ilustruese KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, sipas gjasave nuk do të...