Bota

A do të ndodh takimi Kurti-Vuçiç?

Asnjëri prej tyre zyrtarisht ende nuk i ka kthyer përgjigje atij, ndërsa Vuçiç ka thënë gjatë ditës se e konsideron të pakuptimtë të flasë me kryeministrin Kurti.

19 Qershor 2023, 07:38 Nga I.A
A do të ndodh takimi Kurti-Vuçiç?
Foto ilustruese

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, sipas gjasave nuk do të takohen javën që vjen për ta menaxhuar krizën ashtu siç i ka ftuar kryediplomati evropian, Josep Borrell. Asnjëri prej tyre zyrtarisht ende nuk i ka kthyer përgjigje atij, ndërsa Vuçiç ka thënë gjatë ditës se e konsideron të pakuptimtë të flasë me kryeministrin Kurti.

Njohës të çështjeve politike thonë se takimi i thirrur nga Borrell mund të ndikonte në shtensionimin e situatës në veri. As Kosova e as Serbia nuk i kanë kthyer ende përgjigje zyrtare përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, rreth ftesës për takim gjatë javës së ardhshme.

Ndërsa kryeministri Kurti tha të shtunën se në ditët në vijim do të vendosë nëse do të marrë pjesë në takim, presidenti serb ka deklaruar se e konsideron të pakuptimtë që të flasë me të.

albin kurti aleksander vucic tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll