Bota

"Zgjohu Bashkimi Evropian, nuk duam një tjetër luftë”/ Tensionet në Veri, protestë në Vjenë në përkrahje të Kosovës

Protesta është organizuar me iniciativën e Kati Schneeberger, këshilltares së Bashkimit Evropian dhe presidentes së organizatës “Vienna for Europe”, e cila ka publikuar edhe pamjet nga protesta.

18 Qershor 2023, 22:05 Nga k.m.
"Zgjohu Bashkimi Evropian, nuk duam një tjetër luftë”/
Pamje nga protesta

VJENË- Dhjetëra persona janë mbledhur këtë të diele në Vjenë, në mbështetje të Republikës së Kosovës pas zhvillimeve dhe tensionet në Veri të Vendit. Protesta është organizuar me iniciativën e Kati Schneeberger, këshilltares së Bashkimit Evropian dhe presidentes së organizatës “Vienna for Europe”, e cila ka publikuar edhe pamjet nga protesta.

"Zgjohu Bashkimi Evropian”, “Nuk duam një tjetër luftë”, “Përkrahni demokracinë e jo autokratët”, ishin disa nga pankartat protestuese.

POSTIMI I PLOTË:

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Një ditë më parë (14 qershor) në afërsi të Leposaviç, 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës u morën peng peng nga Forcat Speciale Serbe 'Kobra'. Ngjarja ndodhi kur tre policët ishin duke patrulluar në kufi, në vendin e quajtur Tresave/ Bare. Sipas Qeverisë së Kosovës, ky është një kundërpërgjigje për arrestimin 2 ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, të serbit Millun Millenkoviç, një nga organizatorët e protestave të dhunshme në Veri. Serbia ka hedhur poshtë çdo pretendim. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

kati schneeberger kosove

Sondazh

Poll