Aktualitet

Aksidenti në Maqedoninë e Veriut/ Nxirren trupat e pajetë të tre shtetasve nga Kosova

Personi është nxjerrë nga lumi dhe është transferuar në spitalin ‘8 Shtatori” në Shkup dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

18 Qershor 2023, 21:46 Nga k.m.
Aksidenti në Maqedoninë e Veriut/ Nxirren trupat e pajetë të
Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Në veturën me targa të Kosovës ishin katër persona dhe njëri prej tyre ka arritur të dalë prej saj, ndërsa të tjerët së bashku me mjetin ranë në lumin Lepenc.

Personi është nxjerrë nga lumi dhe është transferuar në spitalin ‘8 Shtatori” në Shkup dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Sektori i punëve të brendshme në Shkup po vazhdon hetimet lidhur me incidentin në rrugën Shkup-vendkalimi kufitar Bllacë dhe me urdhër të prokurorit publik, drejtues i automjetit Volkswagen Turan, me inicialet B.B. është ndaluar për hetime të mëtejme,”- thuhet njoftimin e MPB-së.

Në momentin e aksidentit, sipas Policisë së Maqedonisë së Veriut ka pasur prurje të mëdha të lumit Lepenc për shkak të reshje të rrëmbyeshme të shiut. Në vendin e ngjarjes dolën edhe ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, së bashku me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla.

aksident ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll