Bota

Kina drejt valës së të nxehtit/ Ekspertët thirrje qytetarëve: Shmangni shëtitjet në mesditë

Pekini është nën një alarm portokalli për temperatura të larta, niveli i dytë më i lartë i paralajmërimit.

17 Qershor 2023, 15:19 Nga a.l
Kina drejt valës së të nxehtit/ Ekspertët thirrje
Foto ilustruese

KINË- Temperaturat në Pekin arritën një rekord për mesin e qershorit prej 39.4 gradë Celsius (103 Fahrenheit). Lajmi është bërë i ditur nga autoriteti meteorologjik i Kinës, duke paralajmëruar publikun të qëndrojë brenda.

 “Rreth orës 14:30 të datës 16 qershor, temperatura në observatorin Nanjiao të Pekinit arriti në 39.4 gradë Celsius, duke thyer rekordin e lartë për mesin e qershorit”, shkroi Administrata Meteorologjike e Kinës (CMA) në një postim në rrjetet sociale.

CMA tha se ditët në vijim do të shënohen temperatura mbi 37 gradë Celsius në Pekin. Autoritetet paralajmërojnë qytetarët që të shpenzojnë më pak kohë në ambiente publike dhe të kenë kujdes nga goditja e nxehtësisë, shkruajnë mediat e huaja. 

Pekini është nën një alarm portokalli për temperatura të larta, niveli i dytë më i lartë i paralajmërimit. Tetë kryeqytete provinciale në të gjithë vendin shënuan temperaturat e tyre më të larta të vitit të enjten. 

kine

Sondazh

Poll