Bota

Gazetarët Perëndimorë në Rusi/ Peskov: I mirëpresin, por duhet të sillen mirë

Gazetarët nga vendet që Rusia i quan “jomiqësore” nuk morën akreditim për Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut në vazhdim.

17 Qershor 2023, 14:50 Nga a.l
Gazetarët Perëndimorë në Rusi/ Peskov: I mirëpresin,
Dmitry Peskov

RUSI- Rusia do të pranojë gazetarët perëndimore por me një kusht. I pyetur nëse Moska do t’i lejojë gazetarët perëndimorë të marrin pjesë në forume në Rusi në të ardhmen, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, tha se “I mirëpresim, por duhet të sillen mirë”.

“Biznesi si zakonisht nuk do të ndodhë më. Ne do të jemi gati t’i presim gazetarët perëndimorë, por nuk do të tolerojmë një trajtim të tillë të gazetarëve tanë jashtë vendit”, ka shtuar më tej Peskov. 

Gazetarët nga vendet që Rusia i quan “jomiqësore” nuk morën akreditim për Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut në vazhdim, shkruajnë mediat e huaja. 

dmitry peskov

Sondazh

Poll