Bota

Sulmi ndaj gazetarëve në Veri/ Ambasadori gjerman: Brutaliteti i kësaj skene është tronditëse! Pse nuk po reagon Lista Serbe?

Sipas tij të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësitë dhe detyrat për të ulur tensionet. 

17 Qershor 2023, 13:56 Nga a.l
Sulmi ndaj gazetarëve në Veri/ Ambasadori gjerman: Brutaliteti i
Jorn Rohde

KOSOVË- Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka reaguar pas sulmeve të djeshme ndaj gazetarëve nga protestuesit serbë në Leposaviç. Në një postim në Twitter ai reagoi i tronditur për pamjet, ndërsa tha se ende nuk ka një reagim nga Lista Serbe për rastin. Sipas tij të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësitë dhe detyrat për të ulur tensionet. 

“Brutaliteti i kësaj skene është tronditës. Ku duhet të përfundojë kjo? Shumë e kanë dënuar këtë akt të papranueshëm dhune, por fatkeqësisht deri më tani nuk shoh asnjë reagim nga përfaqësuesit e Listës Srpska mes tyre. Pse? Të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre për të de-përshkallëzuar situatën”, ka shkruar ai, derisa ka shpërndarë edhe një video që shfaqte sulmet ndaj gazetarëve. 

 

Nëntë gazetarë e kameramanë kanë mbeytur të plagosur pas sulmit të djeshëm nga protestuesit serbë në Leposaviç. Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur teksa gazetarët ishin në krye të detyrës gjatë vizitës së Ministrit Elbert Krasniqi në Komunën në Leposaviç. Si pasojë e sulmeve me lëndë plasëse ata kanë marrë disa lëndimë trupore dhe aktualisht ndodhen në qendrat spitalore për të marrë trajtim mjekësor.

tensione në veri të kosovës jorn rohde

Sondazh

Poll

Bota 17 Qershor 2023, 12:47 A.B

Rusia ndalon operacionet transgjinore

Vladimir Putin RUSI- Parlamenti rus votoi për të ndaluar operacionet ligjore dhe mjekësore gjinore. Vendi ka luftuar kundër propagand&e...