Bota

Baton Haxhiu: Drafti i propozuar nga Rama është krijuar nga ekspertët që kanë bërë Kushtetutën e Kosovës

Haxhiu ka theksuar se ky draft është punuar që nga nëntori dhe e kanë krijuar ekpertët më të mirë që sipas tij kanë bërë dhe Kushtetutën e Kosovës.

15 Qershor 2023, 23:19 Nga I.A
Baton Haxhiu: Drafti i propozuar nga Rama është krijuar nga
Baton Haxhiu

KOSOVË- Analisti Baton Haxhiu ka komentuar draft-statutin e propozuar nga Kryeministri Edi Rama në lidhje me krijimin e Asosacionit të Komunave me shumicë serbë në Kosovë. I ftuar në emisionin Pressing në T7, Haxhiu ka theksuar se ky draft është punuar që nga nëntori dhe e kanë krijuar ekpertët më të mirë që sipas tij kanë bërë dhe Kushtetutën e Kosovës. Po ashtu ai ka shtuar se ky është një draft që palët mund të negociojnë me njëra-tjetrën.  

"Ky draft është punuar që nga nëntori. Ky draft është punuar nga ekspertët më të vëmendshëm që kanë ndërtuar dhe Kushtetutën e Kosovës, që kanë ndërtuar ligjet e Kosovës, që e kanë ndërtuar legjislaturën dhe sistemin e drejtësisë në këtë vend dhe e dinë në çdo detaj. Dhe ky draft duke qënë kështu, nuk e merr dhe e lënë në vend. është draft që palët e negociojnë dhe nuk është propozuar që ky draft për faktin që dëshiron Kosova ta këtë këtë draft," tha Haxhiu.

Kryeministri Edi Rama njoftoi disa ditë më parë se ka përgatitur një draft për Asociacionin e Komunave serbe në Veri të vendit, duke pretenduar se përmes këtij drafti propozon një zgjidhje për krizën në Kosovë. Drafti sipas Ramës është hartuar pa marrë dakordësinë dhe pa u konsultuar me kryeministrin Albin Kurti. Kryeministri i Shqipërisë tha se dokumenti është konfidencial dhe se me kontributin e tij është hartuar nga ekspertë të pavarur

baton haxhiu edi rama

Sondazh

Poll