Bota

Tensionet në veri/ Macron, Scholz dhe Meloni letër Kurtit, i kërkojnë de-përshkallëzim të situatës

Letra është e ngjashme me përgjigjen e Përfaqësuesi të Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell për Kurtin që u publikua dje, mirëpo jo me kërkesa të detajuara

15 Qershor 2023, 22:42 Nga I.A
Tensionet në veri/ Macron, Scholz dhe Meloni letër Kurtit, i
Albin Kurti

KOSOVË- Një letër nga presidenti francez Emmanuel Macron, kancelar gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka arritur në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Gazeta Express shkruan se në këtë letër, i kërkohet edhe njëherë kryeministrit Kurti de-përshkallëzim të tensioneve në veri.

Letra është e ngjashme me përgjigjen e Përfaqësuesi të Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell për Kurtin që u publikua dje, mirëpo jo me kërkesa të detajuara. Qeveria e Kosovës nuk ka dërguar një njoftim deri tani për letrën e pranuar e as përmbajtjen e saj.

Ndërkohë, letra e Borrell përmbante kërkesa konkrete për Kurtin, duke i kërkuar tërheqjen e dy kryetarëve në veri nga zyrat komunale, tërheqjen e policisë nga prania para komunave dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

emmanuel macron olaf scholz giorgia meloni tensione në veri të kosovës albin kurti

Sondazh

Poll