Bota

U pushua nga puna se ishte i bardhë/ 'Starbucks' dëmshpërblen ish-menaxheren me 25 milionë dollarë për diskriminim racor

Gjykata miratoi vendimin se kompania duhet t’i paguajë Shannon-it një shumë prej 25.6 milionë dollarë.

15 Qershor 2023, 16:18 Nga f.i
U pushua nga puna se ishte i bardhë/ 'Starbucks'
Starbucks

SHBA- Kompania e njohur e kafes "Starbucks" është detyruar të dëmshpërblejë ish-punonjësin Shannon Phillips. Mediat e huaja raportojnë se gruaja paditi kompaninë për shkarkimin e saj për shkak të racës dhe më në fund Gjykata e Nju Xhersit vendosi në favor të menaxherit rajonal të Starbucks.

Gjykata miratoi vendimin se kompania duhet t’i paguajë Shannon-it një shumë prej 25.6 milionë dollarë.

Në vitin 2018, kompania njoftoi se ajo po pushohej nga puna me arsyetimin se nuk mund të drejtonte stafin. Shannon kishte mbikëqyrur disa dyqane në zonë, megjithatë, u pushua nga puna pas një incidenti që rezultoi në arrestimin e dy burrave me ngjyrë në një nga dyqanet e zinxhirit në Filadelfia në prill 2018.

Shkarkimi i Shannon-it lidhet me një incident që ndodhi pesë vjet më parë. Në vitin 2018, dy njerëzve me ngjyrë iu kërkua të largoheshin nga kafeteria pasi, ndërsa ishin ulur në një tavolinë, ata nuk porositën asgjë. Por ata nuk pranuan të largoheshin me argumentin se prisnin një shok. Kur menaxherja e Starbuck thirri policinë, dy burrat u arrestuan. Shannon ngriti padi për herë të parë në vitin 2019, një vit pasi u pushua nga puna, duke theksuar se kompania e ka diskriminuar për shkak të racës së saj.

Në ankesë thuhej gjithashtu se pasi burrat u arrestuan, Starbucks ndërmori hapa për të ndëshkuar punonjësit e bardhë, të cilët nuk ishin të përfshirë në incident, por punonin në zonën më të madhe të Filadelfias.

starbucks

Sondazh

Poll