Aktualitet

E rëndë në Shkodër, 37-vjeçari përplas të miturin me makinë, 10-vjeçari përfundon në operacion (Emri)

9 Tetor 2019, 16:21 Nga DOSJA
E rëndë në Shkodër, 37-vjeçari përplas të

SHKODËR– Një fëmijë 10 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në Shkodër, në unazën perëndimore, tek zona e njohur si Zukthkashta.

Mësohet se fëmija është përplasur nga një automjet me targa AA133SH, që drejtohej nga 37-vjeçari Elton Hoxha, teksa po kalonte rrugën.

I mituri, që rezulton banues në lagjen “Salo Halili” është dërguar menjherë në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjeksore dhe ndodhet në sallën e operacionit, nën kujdesin e mjekëve.

E ndërsa Hoxha, drejtuesi i mjetit është shoqëruar për në komisariatin e Shkodrës.

Njoftimi i policisë Shkodër

Më datë 09.10.2019, rreth orës 17:45, në unazën Përendimore tek ish Zukthkashta, Shkodër, mjeti me targa AA133SH, drejtues shtetasi E. H. 37 vjeç, ka përplasur një fëmijë E. H. vjeç 10, banues lagjen Salo Halili, i cili u transportua për në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjeksore dhe ndodhet në sallën e operacionit, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi mjetit u shoqërua në ambjentet e D. V. P. Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë , veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne shkoder aksidentohet 10 vjecari ne shkoder elton hoxha aksident ne shkoder aksidentohet 10 vjecari ne shkoder elton hoxha

Sondazh

Poll