Aktualitet

“Të përbashkuar”/ Tapeti i kuq është ende gati për takimin e Qeverive Shqipëri-Kosovë, emrat e Ramës dhe Kurtit përfundojnë në...

Një ditë më parë, pak orë para mbledhjes së dy qeverive, kryeministri Edi Rama, deklaroi se arsyeja e anulimit të mbledhjes qeveritare në Gjakovë mes Kosovës dhe Shqipërisë është mos rënia dakord me homologun e tij Albin Kurti për ndryshimin e formatit.

14 Qershor 2023, 09:56 Nga A.B
“Të përbashkuar”/ Tapeti i kuq është ende gati
Vendi i takimit

GJAKOVË- Mbledhja e Shqipërisë dhe Kosovës e parashikuar për t’u zhvilluar sot në Gjakovë u anulua një ditë më parë. Ky anulim i papritur bëri që çdo gjë e organizuar në Gjakovë të shkojë dëm. Siç shihet edhe në foto, aty ende qëndron tapeti i kuq ku pritej të mbërrinte delegacioni shqiptar. 

“Të përbashkuar”/ Tapeti i kuq është ende gati

Emrat e kryeministrit Edi Rama dhe të Albin Kurtit janë hedhur në tokë.

“Të përbashkuar”/ Tapeti i kuq është ende gati

“Të përbashkuar”/ Tapeti i kuq është ende gati

Një ditë më parë, pak orë para mbledhjes së dy qeverive, kryeministri Edi Rama, deklaroi se arsyeja e anulimit të mbledhjes qeveritare në Gjakovë mes Kosovës dhe Shqipërisë është mos rënia dakord me homologun e tij Albin Kurti për ndryshimin e formatit.

“Të përbashkuar”/ Tapeti i kuq është ende gati

Javën e kaluar, Rama tregoi se ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe te presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz. Ai ka deklaruar se pret që një dokument i tillë të çojë dialogun Kosovë-Serbi në një tjetër nivel. Lidhur me këtë draft ka komentuar ditën e djeshme edhe  kryeministri Albin Kurti duke theksuar se Rama duhet t’ja propozojë Serbisë këtë draft në mbledhjen e “Ballkanit të Hapur”.

Pas kësaj deklarate, reagoi Rama duke anuluar mbledhjen.../Dosja.al

mbledhja shqiperi-kosove

Sondazh

Poll