Aktualitet

Çfarë do ndodhë?! Mediat e Kosovës: Anulohet mbledhja qeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës. Rama konferencë në 19.30

Anulohet mbledhja mes dy qeverive. Lajmin e kanë publikuar mediat e Kosovës. Pritet kryeministri Edi Rama të dalë në një konferencë për mediat.

13 Qershor 2023, 19:03 Nga k.m.
Çfarë do ndodhë?! Mediat e Kosovës: Anulohet mbledhja
Pamje nga mbledhja e fundit mes 2 qeverive

TIRANË- "Të përbashkuar, në Gjakovë,"- por duket se slogani i mbledhjes së dy qeverive, asaj të Prishtinës dhe të Tiranës, është shumë larg realitetit. Disa ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi publikisht se kishte hartuar një draft me ekspertë amerikanë për të zgjidhur çështjen e Asocacionit të Komunave Serbe në Veri të Kosovës, sot i erdhi përgjigja nga homologu i tij Albin Kurti. Në në konferencë për mediat sot, Kurti tha se ka besim tek ato që ka propozuar Rama mirëpo sugjeron që këtë draft t'ia dorëzojë presidentit serb, Aleksandër Vuçiç për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke lënë të kuptohet se nuk ishte dakord me propozimin e bërë nga Rama, që aktualisht është në duart e kancerlarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron. 

Këto tensione mes dy kryeministrave mesa duket kanë sjellë edhe anulimin e aktivitetit që është kthyer në traditë tashmë, atë të mbledhjes së dy qeverive. Lajmin e kanë publikuar mediat e Kosovës. Nacionale shkruan se si Kurti, ashtu edhe Rama, të dy do të dalin në një konferencë për shtyp për të njoftuar anulimin e takimit mes tyre. 

Çfarë do ndodhë?! Mediat e Kosovës: Anulohet mbledhja

Në lidhje me këtë temë, gazeta Nacionale ka dërguar pyetje në adresë të zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Në pyetjen nëse do të mbahet kjo mbledhje, Kryeziu nuk ka kthyer përgjigje deri tani. Për "Neës24", zyra e shtypit e kryeministrit Kurti ka bërë me dije se takimi nuk është anuluar, ndërsa kryeministri Edi Rama pritet që të dalë në një konferencë për shtyp në orën 19.30.

Çfarë ndodhi në veri të Kosovës dhe pse është tensionuar situata mes Shqipërisë dhe Kosovës?

Tensionet në veriun e Kosovës nisën më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq të vendosen në objektet komunale, me rezistencën e banorëve lokalë. Në tri këto komuna, vetëqeverisja lokale që funksionon sipas sistemit të Kosovës, është e vendosur në të njëjtat objekte ku punojnë edhe autoritetet paralele serbe. Vetëm në Mitrovicën e Veriut, komuna e Kosovës është e ndarë fizikisht nga ajo serbe dhe atje nuk kishte protesta. Protestat u përshkallëzuan në dhunë më 29 maj, kur grupe qytetarësh serbë u përleshën me ushtarë të KFOR-it në Zveçan. Dhjetëra të plagosur u raportuan në të dyja anët. Popullata serbe në veri i bojkotoi zgjedhjet e prillit, nga të cilat dolën kryetarët shqiptarë. Përfaqësuesit politikë serbë e justifikuan bojkotimin me, mospërmbushjen e kërkesës së tyre për më shumë autonomi. Kosova dhe Serbia fajësojnë njëra-tjetrën për përshkallëzimin e situatës, komuniteti ndërkombëtar kërkon nga Kosova të organizojë zgjedhje të reja lokale, t’i tërheqë kryetarët shqiptarë dhe policinë nga veriu, si dhe të kthehet në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë duke dorëzuar një draft-statut për Asosacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Por ky veprim e Ramës nuk është pritur mirë as nga Kosova dhe as nga Serbia, të cilët i kanë kërkuar Ramës që të mos ndërhyjë në çështjen e Asocacionit.

edi rama tensionet në veri të kosovës drafti i rames per asosacionin

Sondazh

Poll