Aktualitet

Aksident në aksin Tiranë-Elbasan, makina del nga rruga, plagoset drejtuesi i mjetit

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në dalje të tunelit ku makina ka dalë nga rruga.

13 Qershor 2023, 18:08 Nga I.A
Aksident në aksin Tiranë-Elbasan, makina del nga rruga, plagoset
Foto Ilustruese

TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Tiranë-Elbasan. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në dalje të tunelit ku makina ka dalë nga rruga.

Shkak për aksidentin mësohet se është bërë shpejtësia tej normave të lejuara, ndërkohë që drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

aksident ne aksin tirane-elbasan

Sondazh

Poll