Aktualitet

Arratiset i dënuari nga burgu i Rrogozhinës, mori leje e s’u kthye më

9 Tetor 2019, 15:00 Nga DOSJA
Arratiset i dënuari nga burgu i Rrogozhinës, mori leje e s’u

KAVAJË– Një i burgosur është arratisur nga Institucioni i Vuajtjes së dënimit në Rrogozhinë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i arratisuri është Fatjon Bushgjokaj. Ai kishte marrë leje, por nuk u kthye për të vuajtur dënimi.

Bushgjokës i përfundonte afati i lejes paraditen e sotme në orën 11:00, por ai nuk u kthye më. Fatjon Bushgjokaj, 28 vjeç, u arrestua në vitin 2017, si kreu i një bande hajdutësh që vepronte në Tiranë.

Edhe më herët, Bushgjokaj,rezulton me precedentë penalë pasi ka qenë i dënuar me 6 vite burg për vjedhje me dhunë dhe vetëm disa muaj para arrestimit kishte dalë nga burgu.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arratiset fatjon bushgjokaj arratiset fatjon bushgjokaj

Sondazh

Poll