Sport

‘Bombë’ tjetër saudite! Propozim i madh për Max Allegrin, pritet takimi në Monte Carlo

Massimiliano Allegri ka marrë një ofertë të madhe, sipas “Gazzetta dello Sport”, nga një ekip në Arabi, pritet një takim në Monte Carlo në ditët në vijim.

10 Qershor 2023, 18:21 Nga DOSJA
‘Bombë’ tjetër saudite! Propozim i madh për Max

ITALI - Pas Cristiano Ronaldos dhe Karim Benzemës, sauditët duan të bëjnë “bam” edhe në stol, me ardhjen e Massimiliano Allegrit.

Një publikim i “Gazzetta dello Sport” raporton se trajneri i Juventusit ka pranuar një ofertë legjendare për t'u transferuar në vendin e Lindjes së Mesme.

Sipas gazetës italiane, brenda dy 24 orëve në vijim, pritet një takim në Monte Carlo.  Përveç Allegrit do të ketë edhe disa ndërmjetës, si dhe pronar i një klubi në Riad.

Kujtojmë se drejtuesit e “bardhezinjve” kanë marrë vendimin për të vazhduar me trajnerin italian, pavarësisht se kanë pasur kontakte me trajnerë të tjerë në periudhën e mëparshme.

Arsyet ishin të natyrës teknike dhe financiare, pasi ai do të duhej të kompensonte Allegrin për dy vitet e ardhshme të kontratës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll