Art&Argëtim

Irina Shayk flirtoi me Tom Brady... por ish-futbollisti e refuzoi!

Të dy morën pjesë në dasmën e miliarderit Joe Namath me Madison Hendrick gjatë fundjavës.

10 Qershor 2023, 15:45 Nga k.m.
Irina Shayk flirtoi me Tom Brady... por ish-futbollisti e refuzoi!
Irina Shayk dhe Tom Brady

SHBA- Pas paraqitjeve të saj zbuluese në Kanë, Irina Shayk tërhoqi sërish vëmendjen e mediave. Pavarësisht ribashkimit të saj me Bradley Cooper, raportet e reja tregojnë se supermodelja po synon një romancë të re me Tom Brady.

Publikimi i Page Six, shkruan se Shayk ka interes tek "asi" i NFL. Të dy morën pjesë në dasmën e miliarderit Joe Namath me Madison Hendrick gjatë fundjavës.

Ajo rrallë largohej nga ai gjatë recepsionit,"- thotë artikulli për Shayk.

Burimet zbuluan se bukuroshja ruse ishte dukshëm e tërhequr nga Brady. Përpjekja e saj për të tërhequr vëmendjen e tij, u dha “ushqim” mediavetë Hollivudit. Por pavarësisht se Shayk ishte mjaft i magjepsur prej tij, Tom Brady nuk iu "dorëzua".

Ai i ka thënë kolegëve se nuk ishte i interesuar për një marrëdhënie romantike me modelen e Victoria's Secret. Duket se Brady po përpiqet të përballet me divorcin nga modelja tjetër Gisele Bündchen, e nuk ka interes të dalë me ndonjë femër.

irina shayk tom brady

Sondazh

Poll