Art&Argëtim

Shpërthim gjatë xhirimeve të filmit ‘Gladiator 2’, plagosen 6 anëtarë të ekuipazhit

Një hetim po zhvillohet për të përcaktuar shkakun e shpërthimit të madh, ku shikuesit spekulojnë se një tub gazi i përdorur për për efekte speciale ka shkaktuar zjarrin.

10 Qershor 2023, 12:06 Nga f.i
Shpërthim gjatë xhirimeve të filmit ‘Gladiator 2’,
Paul Mescal

MAROK- Xhirimet e filmit “Gladiator 2” janë kthyer në tragjedi, pas një shpërthimi të madh në Marok. Si pasojë e zjarrit gjashtë anëtarë të ekuipazhit janë plagosur dhe u dërguan me urgjencë në spital.

Një hetim po zhvillohet për të përcaktuar shkakun e shpërthimit të madh, ku shikuesit spekulojnë se një tub gazi i përdorur për për efekte speciale ka shkaktuar zjarrin.

Filmi "Gladiator 2" me Paul Mescal aktualisht është duke xhiruar vazhdimin në shkretëtirën e Saharasë në Marok. Ndërkohë, xhirimet janë ndërprerë për një kohë të pacaktuar.

filmi gladiator

Sondazh

Poll