Art&Argëtim

Me unazën në gisht dhe tatuazhin 'Zonja Isufi'/ Modelja ruse konfirmon martesën me Don Xhonin? (VIDEO)

Gjatë një momenti, ajo që ra në sy ishte tatuazhi i ri në dorën e modeles ku shkruhej: “Zonja Isufi”. Isufi është mbiemri i reperit. 

9 Qershor 2023, 16:38 Nga a.l
Me unazën në gisht dhe tatuazhin 'Zonja Isufi'/ Modelja ruse
Ariana Lirey dhe Don Xhoni

Reperi Don Xhon dhe modelja ruse Ariana Lirey janë rikthyer së bashku. Mbrëmjen e djeshme reperi publikoi këngën e tij më të re, ku pjesë e videoklipit ishte Ariana. Gjatë një momenti, ajo që ra në sy ishte tatuazhi i ri në dorën e modeles ku shkruhej: “Zonja Isufi”. Isufi është mbiemri i reperit. 

Ariana ka postuar një fotot e pjesës së dorës ku mban tatuazhin e ku shihen edhe dy unaza: një rreth (zakonisht fejese) dhe një unazë me gurë (zakonisht martese). Mbi foto ajo ka shkruar në shqip: “Jemi të lidhur përgjithmonë”.

Me unazën në gisht dhe tatuazhin 'Zonja Isufi'/ Modelja ruse
Ariana Lirey

Gjithashtu edhe në bio-n e Instagramit të saj, modelja ka ndryshuar mbiemrin duke e vendosur: “Ariana Isufi”, duke lënë të kuptuar se dyshja kanë celebruar dashurinë e tyre, por ende nuk ka një reagim nga reperi për të mësuar plotësisht sesi qëndron e vërteta. 

ariana lirey don xhoni

Sondazh

Poll