Aktualitet

“Dëgjoj zëra, shoh djallin...”/ Vrau 33-vjeçarin shqiptar në Itali, habit autori: Dua të flas me një ekzorcist

Gega u ndalua nga karabinierët rreth 1 orë pas krimit. Autoritetet i trokitën në derën e shtëpisë në Lonato, ku 52-vjeçari me profesion murator, jetonte me bashkëshorten dhe fëmijët.

9 Qershor 2023, 20:29 Nga A.B
“Dëgjoj zëra, shoh djallin...”/ Vrau 33-vjeçarin
Policia

ITALI- Detaje të reja rreth vrasjes së shqiptarit Alfond Kola në Itali. Autori, shqiptari Petrit Gega mësohet se ka thënë: “Dëgjoj zëra, shoh djallin. Dua të flas me një ekzorcist”.

Këto janë disa prej deklaratave që raporton Giornale di Brescia dhe që i përkasin Gegës, 52-vjeçarit shqiptar i akuzuar për vrasjen e bashkatdhetarit Alfons Kola. 33-vjeçari mbeti i vrarë me thikë pasditen e 31 Majit, jashtë një lokali në Calcinatello të Brescia-s.

Gega u ndalua nga karabinierët rreth 1 orë pas krimit. Autoritetet i trokitën në derën e shtëpisë në Lonato, ku 52-vjeçari me profesion murator, jetonte me bashkëshorten dhe fëmijët. Ishin kamerat e shumta të sigurisë në zonë që e identifikuan. Kamerat filmuan po ashtu momentin e sherrit fillimisht me fjalë e më pas goditjen disa herë të 33-vjeçarit me një thikë kuzhine.

Alfons Kola gjeti vdekjen disa orë më vonë në spitalin e Brescia-s ku u transportua me helikopter në gjendje të rëndë. Kola dhe Gega ishin të dy nga fshati Kallmet i Vogël i Lezhës, fqinj me njëri-tjetrin. Pikërisht njohja e tyre e hershme, bën që hetuesit italianë të mos përjashtojnë mundësinë se krimi mund të ketë ardhur edhe për shkak të mërive të vjetra./Dosja.al

petrit gega alfons

Sondazh

Poll