Aktualitet

Siguria në plazhe/ Bllokohet një gomone dhe një skaf në Vlorë, gjobiten drejtuesit

Nga kontrollet e kryera përgjatë gjithë vijës bregdetare në Vlorë dhe Sarandë, policia kufitare ka konstatuar dy mjete lundrimi në shkelje të rregullave të lundrimit, duke kaluar zonat e ndaluara për lundrim.

9 Qershor 2023, 12:53 Nga a.l
Siguria në plazhe/ Bllokohet një gomone dhe një skaf në
Foto ilustruese

VLORË- Policia kufitare në Vlorë ka bllokuar sot 2 mjete lundruese dhe janë gjobitur gjatë aksionit për sigurinë e vijës bregdetare, i cili në dy raste ka evidentuar lundrime në zonat e ndaluara.

Nga kontrollet e kryera përgjatë gjithë vijës bregdetare në Vlorë dhe Sarandë, policia kufitare ka konstatuar dy mjete lundrimi në shkelje të rregullave të lundrimit, duke kaluar zonat e ndaluara për lundrim. Për pasojë janë bllokuar një gomone dhe një skaf dhe janë gjobitur me 100 mijë lekë të rinj, drejtuesit e tyre.

Konkretisht Policia Kufitare e Vlorës ka ndëshkuar me gjobë 100 mijë  lekë të rinj, drejtuesin e mjetit lundrues gomone, pasi u konstatua se po lundronte në zonë të ndaluar, në plazhin e Jonufrës.  Ndërsa drejtuesin e mjetit lundrues skaf, u gjobit me po të njëjtën masë  pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar se nuk kishte në bord, dokumentacionin e nevojshëm për lundrim. 

vlore

Sondazh

Poll