Bota

Tensione në veri të Kosovës, Policia nuk lejon futbollistët serbë të kalojnë kufirin (VD)

9 Tetor 2019, 10:20 Nga DOSJA
Tensione në veri të Kosovës, Policia nuk lejon futbollistët

Kosovë- Tensione në veri të Kosovës. Autobusi me futbollistët e Crvena Zvezdës është duke u kthyer për në Serbi, pasi që nuk iu lejua hyrja në Kosovë nga Policia.

Sot në orën 15:00 ishte planifikuar një ndeshje mes klubit serb nga Kosova, ‘Trepçës’, dhe Crvena Zvezdas në territorin e Kosovës. Federata e Futbollit e Kosovës kishte lajmëruar se ndeshja nuk do të zhvillohet dhe për këtë gjë kishte kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës, e cila e kishte detyrën për t’i ndalur futbollistë serbë të hyjnë në territorin e Kosovës.

Gjithë ky veprim vjen pasi Federata e Futbollit e Kosovës ka kundërshtuar  pjesëmarrjen e klubeve serbe nga Kosova në garat e Serbisë, duke insistuar se vetëm ajo ka të drejtë të organizojë gara në territorin e Kosovës.

Kjo ka sjellë edhe tensione në doganë pasi në kufi për të pritur futbollistët ishin edhe tifozët e tyre.

Situata është qetësuar pas largimit të futbollistëve serbë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni futbollistët serbë nuk lejohen në kosovë tensione në veri të kosovës futbollistët serbë nuk lejohen në kosovë tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll