Bota

Blendi Fevziu kundra Albin Kurtit: Ka disa teza tipike majtiste që i kanë sjellë dështime spektakolare

9 Tetor 2019, 08:36 Nga DOSJA
Blendi Fevziu kundra Albin Kurtit: Ka disa teza tipike majtiste që i

Tiranë– Blendi Fevziu ka komentuar  zgjedhjet e së dielës në Kosovë, ku numrin më të madh të votave e mori Albin Kurti.

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, Fevziu ka bërë edhe disa kritika ndaj liderit të VV-së.

Fevziu është shprehur se  Albin Kurti ka disa teza majtiste që kanë dështuara, ndërsa shtoi se rritja e taksave në Kosovë do të jetë problematike.

“Ka disa teza tipike majtiste, që janë provuar dhe kanë rezultuar një dështim spektakolar. Kryesisht në ekonomi. Rritja e taksave do të jetë problematike. Duhet të jetë i kujdesshëm, por shpresoj që të jetë një kryeministër i ndershëm. Është shumë e vështirë të ruash statujën e opozitarit kur je në pushtet. Kjo do ta bëjë Albin Kurtin shumë të kujdesshëm.”, u shpreh ai.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Me 25.81% të votave kryeson Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,08%, të votave. E treta në garë rendit PDK-ja me 21, 18% të votave. Zgjedhjet u zhvilluan pa asnjë incident.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti blendi feziu zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019 albin kurti blendi feziu zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019

Sondazh

Poll