Bota

Dialogu/ Palmer e Grenell zbarkojnë në Prishtinë, takohen me Thaçin në Presidencë

9 Tetor 2019, 07:50 Nga DOSJA
Dialogu/ Palmer e Grenell zbarkojnë në Prishtinë, takohen me

KOSOVË– Dy përfaqësuesit më të lartë amerikanë për çështjet e Ballkanit Perëndimor kanë mbërritur ne Kosovë për të dialoguar për koalicionin e ri pas zgjedhjeve. 

Përveç ambasadorit Richard Grenell, në Kosovë ka mbërritur edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Mësohet se gjatë ditës së sotme ata do të zhvillojnë një takim në Presidencë, me kreun e shtetit Hashim Thaçin.

“Mbështetja e SHBA-së për Kosovën dhe Serbinë në procesin e dialogut kërkon punë ekipore: I dërguari i posaçëm presidencial Grenell dhe përfaqësuesi special i Departamentit të Shtetit Matt Palmer së bashku në Berlin. Të dy do të vizitojnë Kosovën”, ka shkruar ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett.

Grenell është emëruar nga president Donald Trumo si ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe gjithashtu i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni matthew palmer richard grenell zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019 matthew palmer richard grenell zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019

Sondazh

Poll