Aktualitet

Shtirej si rumun! Plagosi me thikë policin në Itali, arrestohet në Spanjë shqiptari

I kërkuari fshihej në Salou në komunitetin autonom spanjoll të Katalonjës, ku përdorte një identitet të rremë rumun.

7 Qershor 2023, 18:02 Nga A.B
Shtirej si rumun! Plagosi me thikë policin në Itali, arrestohet
Policia

ITALI- Një shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim prej 23 dhjetorit është vënë në pranga nga policia italiane. Sipas mediave italiane, shqiptari plagosi me thikë një polic gjatë një debate të lindur për arsye banale.

I kërkuari fshihej në Salou në komunitetin autonom spanjoll të Katalonjës, ku përdorte një identitet të rremë rumun.

Prania e tij në Katalonjë u raportua nga hetuesit e Domenico Condello në prill pasi kishin identifikuar isa gjurmë në kuadër të një hetimi tjetër të nisur në kryeqytet. Ndaj të kërkuarit ishte në pritje një urdhër-arresti ndërkombëtar./Dosja.al

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll