Politike

Pas 10 orësh debat hapet gara për kreun e PD, kryesia: Zgjedhjet për kryetar do mbahen në 29 korrik

Pas më shumë se 19 orësh debate, kryesia e PD-së ka hedhur poshtë propozimin e Grupit Parlamentar për të mbajtur fillimisht zgjedhje nëpër degë e më pas për kryetarin e partisë.

7 Qershor 2023, 07:20 Nga I.A

Pas 10 orësh debat hapet gara për kreun e PD, kryesia: Zgjedhjet

TIRANË- Partia Demokratike e vulës ka marrë vendimin për zgjedhje të reja për lidershipin e saj. Pas më shumë se 19 orësh debate, kryesia e PD-së ka hedhur poshtë propozimin e Grupit Parlamentar për të mbajtur fillimisht zgjedhje nëpër degë e më pas për kryetarin e partisë. Ky vendimi u miratua me 17 vota pro, 2 vota kundër dhe 3 abstenime nga anëtarët e kryesisë.

Orët e fundit të mbledhjes u shoqëruan edhe me tensione dhe tone të larta. Por në fund të mbledhjes kryesia vendosi hapjen e procesit zgjedhor dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetarin e PD me datë 29 korrik 2023. Po ashtu brenda 15 korrikut do të bëhet evidentimi i plotë i anëtarësisë, ndërkohë në brenda muajit shtator do të mbahet kuvendi i jashtëzakonshëm

Vendimi i Kryesisë së PD-së:

 PËR ORGANIZMIN E PROCESIT ZGJEDHOR PËR KRYETAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Në mbështetje të pikës 6, të nenit 10, neneve 24,25,45, 46 dhe 53 të Statutit të PDSH-së, duke vlerësuar situatën e vështirë që kemi kaluar, situatën aktuale të strukturave të partisë dhe vakancat e krijuara ne disa nivele duke filluar nga Kryetari i PDSH e deri në bazë, bazuar në kërkesën e Kolegjit të Kryetarëve për nevojën emergjente për zhvillimin menjëherë të zgjedhjeve për Kryetarin e PDSH si dhe riorganizmit të plotë të partisë, Kryesia e Partisë në mbledhjen e datës 6 Qershor 2023

VENDOSI:

Fillimin e menjëhershëm të procesit të evidentimit të antarësisë, dhe organizimit të zgjedhjeve për kryetar të PDSH.

1.      Në çdo degë të PD brenda datës 15 korrik kryhet procesi i plotë i evidentimit të antarëve me të drejtë vote sipas përcaktimeve të nenit 25 të statutit.

a.      Kryetari i degës ngre grupin e punës të degës i cili ka për detyrë të kryejë evidentimin e antarëve me të drejtë vote;

b.     Grupi i punës në degë bën evidentimin e antarësisë dhe strukturave në detyrë brenda datës 13 korrik.

c.      Lista e përpiluar sipas formatit në aneksin 2 depozitohet pranë sekretariatit të PDSH.

Komisioni Zgjedhor përpilon listën kombëtare të antarësisë me të drejtë vote sipas  përcaktimeve të nenit 25.

2.      Organizimi i procesit për zgjedhjen e kryetarit të PDSH:

a.      Procesi zgjedhor drejtohet nga Komisioni Zgjedhor i Partisë;

b.     Pranë Komisionit Zgjedhor, secili kandidat paraqet kërkesën për kandidim brenda datës 20 Qershor 2023;

c.      Fushata zgjedhore zhvillohet nga data 24 Qershor deri në datën 27 korrik 2023;

d.     Zgjedhjet për kryetar të PDSH zhvillohen në datë 29 korrik 2023.

3.      Kryesia e PDSH brenda datës 12 qershor 2023, cakton grupet e punës në nivel qarku që në bashkëpunim me deget mbikqyrin procesin e evidentimit te antarësisë;

4.      Kuvendi i jashtzakonshëm statutor zhvillohet brenda muaji shtator 2023;

5.      Ngarkohen Sekretari i Përgjithshëm, Sekretariati dhe Komisioni Zgjedhor për njoftimin dhe ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.

pd 7 qershor 2023

Sondazh

Poll