Politike

“Vangjush Dako ka qenë, është dhe do të jetë miku im, edhe në burg po të shkojë”, kur Rama mbronte ish-kryebashkiakun (VIDEO)

Duket se marrëdhënia e tyre është ftohur, pasi sot në takimet falenderuese në Berat, Rama bëri në reagim të ftohtë pa ia përmendur emrin

6 Qershor 2023, 22:45 Nga m.s
“Vangjush Dako ka qenë, është dhe do të jetë miku
Edi Rama dhe Vangjush Dako

TIRANË- “Vangjush Dako ka qenë, është dhe do të jetë miku im. Edhe në burg të shkojë nesër Vangjush Dako është miku im”. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama tre vite më parë. Por duket se marrëdhënia e tyre është ftohur, pasi sot në takimet falenderuese në Berat, bëri në reagim të ftohtë pa ia përmendur emrin. Rama tha se nuk është e lehtë dhe se nuk ndihet mirë kur shikon dikë që deri dje ka qenë krah tij.

“Duhet bërë durim shumë i madh edhe në luftën kundër korrupsionit, sepse kemi hyrë në një fazë të re, ku për herë të parë në histori po goditen edhe njerëzit të lidhur me mua, pushtetin. Kjo nuk është e lehtë, këtu ka dhe gjëra që të bëjnë të ndihesh jo mirë, s'ke si ndihesh mirë kur shikon dikë që deri dje ka qenë krah teje dhe është në krah të avokatit, përballë prokurorit dhe gjykatësit. Me siguri diçka ka ndodhur. Por, edhe kur shikon që mund të përdoret forca e pushtetit të drejtësisë, për të bërë gjëra që nuk shkojnë. Këto janë pjesë e procesit. Kini parasysh se këto po ndodhin për herë të parë. Kurrë s'ka ndodhur më parë. Për këtë duhet të jemi krenarë për PS, dhe për kontributin që japim”, tha Rama.

Dikur Rama i dilte në mbrojtje të ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit. Ai 'luftonte' ndaj gazetarëve, e po kështu edhe ndaj palës kundërshtare në politikë, por duket se ngjarjet e fundit kanë ndryshuar raportet mes tyre.

Tre vite më parë, në emisionin “Opinion”, Rama tha se edhe pse Dako ishte futur në “listën e zezë” të Departamentit Amerikan të Shtetit, ai do të mbetet miku i tij edhe në burg të shkojë.

“Vangjush Dako ka qenë, është dhe do të jetë miku im. Nuk mi përcakton DASH se kam dhe kë nuk kam mik. Miqtë e mi i përcakton morali dhe bindja ime. Edhe në burg të shkojë nesër Vangjush Dako është miku im, por me Dakon kurrë nuk kam bërë kurrë dhe as kemi bashkëpunuar në asnjë shkelje të ligjit të Shqipërisë. Stepet drejtësia nga kjo që thashë unë? Kush jeni ju që ju jepni moral të tjerëve. Ju nuk keni asnjë shans të më bëni moral mua. Mua në xhepin tim nuk më gjen asnjë asnjë qindarkë që nuk më takon nga puna ime. Nëse është miku im, dhe bën shkelje dhe të shkojë në burg. Nëse ndaj tij do të ketë akuzë, do të largohet nga PS-ja”, ishin fjalët e Ramës në 2020.

edi rama vangjush dako

Sondazh

Poll