Aktualitet

I dha 330 mijë lekë ryshfet Sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë, lirohet Vladimir Topi

Por për shkak të moshës së tij, Vladimir Topi është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa Silvi Shehut iu caktua masa “arrest në burg”.

6 Qershor 2023, 13:28 Nga k.m.
I dha 330 mijë lekë ryshfet Sekretares së Ministrisë së
Joana Duro

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvilloi seancën e caktimit të masës së sigurisë për Vladimir Topin dhe Silvi Shehun, administrator dhe inxhinier i shoqërisë “Drincos” të përfshirë në aferën korruptive në Ministrinë e Shëndetësisë.

Sipas SPAK, Topi i ka dhënë ryshfetin prej 330 mijë lekësh inxhinierit, që më pas ia ka kaluar Laura Shtetos, për t’ia dhënë Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. Por për shkak të moshës së tij, Vladimir Topi është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa Silvi Shehut iu caktua masa “arrest në burg”.

Ndërsa një ditë më parë, Joana Duro dhe Laura Shteto u lanë në arrest në burg nga GJKKO për korrupsion. Të dyja akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Duro nuk e ka pranuar akuzën, dhe ka deklaruar se ka kryer vetëm detyrën.

Hetimi i udhëhequr nga prokurori Dritan Prençi, ka provuar se biznesmeni nga Lushnja që administron kompaninë e ndërtimit “Dricons”, Vladimir Topi ka paguar një shumë prej 3.3 milion lekë të vjetra tek sekretarja e Përgjithshme e ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, me qëllim fitimin e një tenderi me vlerë 8 milion lekë të vjetra. SPAK ushtroi kontrolle dhe në banesat e tyre, por nuk gjeti sende të paligjshme. Tenderi për të cilin thotë SPAK-u është zhvilluar në 22 Maj dhe i gjithë fondi limit i tij ishte 805 mijë e 872 lekë. Nga kjo llogari del se sekretarja e Përgjithshme e ministrisë mori rryshfet 41 për qind të fondit limit të tenderit.

vladimir topi spak ne msh

Sondazh

Poll