Aktualitet

Ikën edhe Hodaj nga Kadastra e Vlorës/ Pronari: Tokën do të ma marrë Alban Xhillari, në skemë edhe kryeministri

8 Tetor 2019, 11:47 Nga DOSJA
Ikën edhe Hodaj nga Kadastra e Vlorës/ Pronari: Tokën do të

VLORË- Tensionet në Kadastrën e Vlorës nuk kanë të sosur. Pas dorëheqjeve të para, sot ka dhënë dorëheqjen edhe drejtoresha e Kadastrës në Vlorë,  Elona Hodaj dhe zv/drejtori, Krenar Xhemali. Shkak për largimin është vendimi i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet, ku është prëfshirë Alban Xhillari dhe familja Gjoka.

Në një deklaratë për mediat, pronari Kristo Gjoka, i shoqëruar nga avokati i tij, Geron Gunbardhi kanë kallëzuar në prokurori 23 persona. Gunbardhi akuzoi Xhillarin se ka arritur të mashtrojë edhe kryeministrin  Edi Rama, nga i cili ka marrë një leje me dokumente të falsifikuara. Vetë pronari, tha se ka 30 vite që pret që të marrë pronën e tij. 

Kadastra e Vlorës është kthyer së fundmi në një burim sherri dhe zonë e ‘minuar’. Pak javë më parë një grup pune i Krimit Ekonomik çuan për hetim 23 punonjës të këtij institucioni, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar pronat.

Konflikti për pronën në Jalë

Në 12 shkurt, gjykata e Apelit në Vlorë ka vendosur që t’i japë pronën familjes Gjoka, dhe të lejojë regjistrimin e pronës. Procesi ka vijuar, dhe pronarët jo vetëm që kanë marrë pronën, po kanë bërë edhe shitje në palë të treta, duke zbatuar vendimin e Apelit. Ndërkohë një vendim i gjykatës së Lartë më 6 qershor, bën që palët të hyjnë në një tjetër konflikt. Gjykata e Lartë ka vendosur anulimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, por palët tashmë kishin nisur zbatimin e vendimit të Apelit. Dosja.al zbuloi e para se prona për të cilën palët kanë hyrë në konflikt është trualli në të cilin është ndërtuar kompleksi “Folie Marine”.

Shkarkimet në Kadastrën e Vlorës

Deri më tani, janë tri drejtorë të larguar nga Kadastra e Vlorës, bashkë me tri nëndrejtorë të kësaj kadastre. Drejtorët e larguar pretendojnë se vendimi i Gjykatës së Lartë, është i pavlefshëm dhe nuk mund të zbatohet, pasi palët e kanë zbatuar vendimin e Gjykatës së Apelit. Javën e shkuar, për të njëjtën pronë, drejtoresha që u largua sot, Elona Hodaj dhe zv.drejtori Taulant Canameti u përplasën me njëri-tjetrin. Me disa bodigardë, Canameti shkoi dhe firmosi zbatimin e Gjykatës së Lartë, ndërsa Hodaj e anuloi me arsyetimin se Canameti s’kishte tagër për të bërë një urdhër të tillë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alban xhillari edi rama jep dorëheqjen elona hodaj kristo gjoka sherri për pronën në jalë alban xhillari edi rama jep dorëheqjen elona hodaj kristo gjoka sherri për pronën në jalë

Sondazh

Poll