Bota

Raporti i UNICEF: Nga viti 2005 të paktën 120,000 fëmijë të vrarë në luftëra

Një raport i publikuar së fundmi nga UNICEF, zbulon se që nga fillimi i monitorimit në vitin 2005, OKB-ja ka verifikuar 315,000 shkelje të rënda të kryera nga palët në konflikt në më shumë se 30 situatat e konfliktit në Afrikë, Azi, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine.

5 Qershor 2023, 17:28 Nga a.l
Raporti i UNICEF: Nga viti 2005 të paktën 120,000 fëmijë
unicef

Një raport i publikuar së fundmi nga UNICEF, zbulon se që nga fillimi i monitorimit në vitin 2005, OKB-ja ka verifikuar 315,000 shkelje të rënda të kryera nga palët në konflikt në më shumë se 30 situatat e konfliktit në Afrikë, Azi, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine.

Kjo përfshin:

-Më shumë se 120,000 fëmijë të vrarë ose të gjymtuar.
-Të paktën 105,000 fëmijë të rekrutuar ose përdorur nga forcat e armatosura ose grupet e armatosura.
-Më shumë se 32,500 fëmijë të rrëmbyer.
-Më shumë se 16,000 fëmijë i nënshtrohen dhunës seksuale.
-OKB-ja ka verifikuar gjithashtu më shumë se 16,000 sulme në shkolla dhe spitale, dhe më shumë se 22,000 raste të mohimit të aksesit humanitar për fëmijët.

Duke qenë se këto janë vetëm rastet që janë verifikuar, numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë, shkruajnë mediat e huaja. Për më tepër, shumë miliona fëmijë të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë dhe komunitetet e tyre, kanë humbur miqtë ose familjen ose janë ndarë nga prindërit ose kujdestarët.  

unicef

Sondazh

Poll