Bota

Blinken paralajmëron: Nuk do lejojmë kurrë që Irani të sigurojë armë bërthamore

Duke folur disa orë përpara nisjes për bisedime në Riad dhe Jeddah, Blinken tha se administrata e presidentit Joe Biden ishte e përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Abrahamit, një nismë e nisur nga presidenti i mëparshëm Donald Trump për të bindur vendet arabe që të vendosin marrëdhënie formale me shtetin hebre.

5 Qershor 2023, 16:42 Nga a.l

 

Blinken paralajmëron: Nuk do lejojmë kurrë që Irani të
Antony Blinken

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaron se normalizimi saudio-izraelit është thellësisht i rëndësishëm për Uashingtonin dhe u zotua se Iranit nuk do të lejohet kurrë të marrë armë bërthamore.

“Shtetet e Bashkuara kanë një interes real të sigurisë kombëtare në promovimin e normalizimit midis Izraelit dhe Arabisë Saudite. Ne besojmë se mundemi dhe në të vërtetë duhet të luajmë një rol integral në avancimin e tij,” i tha Blinken Komitetit të Marrëdhënieve Publike të Izraelit të Amerikës, ose AIPAC.

Duke folur disa orë përpara nisjes për bisedime në Riad dhe Jeddah, Blinken tha se administrata e presidentit Joe Biden ishte e përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Abrahamit, një nismë e nisur nga presidenti i mëparshëm Donald Trump për të bindur vendet arabe që të vendosin marrëdhënie formale me shtetin hebre. Por deri më tani Riadi është frenuar, megjithëse është hapur ndaj fluturimeve komerciale izraelite dhe ka pasur shumë kontakte me Izraelin, shkruajnë mediat e huaja. 

antony blinken

Sondazh

Poll