Aktualitet

“Jam e pafajshme, kam kryer vetëm detyrën”/ Abuzimi me tenderin në Ministrinë e Shëndetësisë, “arrest me burg” për sekretaren dhe zyrtaren tjetër

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në lidhje me dy zyrtaret e Ministrisë së Shëndetësisë

5 Qershor 2023, 15:35 Nga m.s
“Jam e pafajshme, kam kryer vetëm detyrën”/ Abuzimi me
foto ilustruese

TIRANË- Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në lidhje me dy zyrtaret e Ministrisë së Shëndetësisë. Bëhet fjalë për Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro dhe specialisten në zyrën e prokurorimeve të Ministrisë, Laura Sheto. GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK, ku rezulton se Duro dhe Sheto kanë shpërdoruar detyrën përmes korrupsionit.

Duro nuk e ka pranuar akuzën, dhe ka deklaruar se ka kryer vetëm detyrën. Pas caktimit të masës "arrest në burg", Joana Duro ka thënë se është e pafajshme, dhe se ka kryer vetëm detyrën. Avokatja ka deklaruar se nuk duhet të hetohet nga SPAK, sepse posti i Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë nuk është zyrtar i lartë. Ndërkohë, avokati i Shetos pohoi se klientja e tij nuk është në gjendje të qëndrojë në burg, për shkak të problemeve shëndetësore, por gjykata ka kërkuar ekspertizë dhe nuk e ka pranuar kërkesën e tij. Dy zyrtaret janë dërguar në burgun e grave në Ali Dem.

330 mijë lekë ryshfet që dyshohet se u morën për favorizimin e një kompanie, në procedurën e një prokurimi publik, çuan në pranga Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.

Kjo e fundit mori ryfshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë "DRICONS", në një tender të hapur nga Ministria për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës. Sakaq, paratë i janë dhënë zyrtares së lartë nga Laura Sheto, specialiste e Nivelit të Lartë në Agjensinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.

Arrestimi i sekretares së përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, me urdhër të lëshuar nga SPAK, vjen në vazhdën e disa ndalimeve të zyrtarëve në vend. Duro u arrestua për 'korrupsion' dhe 'shpërdorim detyre'. Joana Duro ka marrë 330 mijë lekë të reja për të favorizuar një operator ekonomik në një tender të “Supervizimit për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Tenderi në fjalë është: Lot.1 “Supervizim i rikonstruksionit të disa QSH- ve në qarqet Tiranë dhe Durrës” dhe vlera e saj në përditësimin e fundit kap 6 milionë lekë. Fondi limit i tenderit ishte 805 mijë e 872 lekë, por kontrata u mbyll me 6 milionë, aq sa vlera e ofertës së kompanisë fituese.

Fituesi kishte ofertën 80% sa fondi limit. Firma fituese është “DRICONS”, në pronësi të Vladimir Topit, me ofertën 6 milionë lekë të vjetra. Pra vlera përfundimtare e tenderit është 6 milionë lekë, ndërsa Duro ka marrë si ryshfet 3 milionë lekë, pra sa gjysma.

gjykata spak joana duro

Sondazh

Poll