Politike

Mbledhja e grupit, Bardhi ndan DETAJE: Synoj bashkimin e PD. Tabaku funksionarja me e lartë drejtuese e partisë

I pyetur nëse Tabaku ka pranuar pozicionin për të drejtuar PD, Bardhi tha se Tabaku është funksionarja më e lartë drejtuese e partisë, por sërish shtoi se nuk do të flasë ai në vendin e saj. 

5 Qershor 2023, 15:10 Nga DOSJA

Mbledhja e grupit, Bardhi ndan DETAJE: Synoj bashkimin e PD. Tabaku funksionarja

TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i drejtuar nga Gazmend Bardhi përmes një platforme propozoi nisjen e rioganizimit me synim bashkimin e demokratëve. Në fjalën e tij për mediat, Gazment Bardhi tha se është i hapur për një takim me ish kryeministrin Sali Berisha, për një bashkim të PD. I pyetur nëse Tabaku ka pranuar pozicionin për të drejtuar PD, Bardhi tha se Tabaku është funksionarja më e lartë drejtuese e partisë, por sërish shtoi se nuk do të flasë ai në vendin e saj. 

PJESË NGA PRONONCIMI PËR MEDIAT: 

Pse mungoi Alibeaj?

Gazment Bardhi: Nuk kam komunikuar me të. Më lejoni t'ju sqaroj se në mbledhjen e fundit ishte prezent.

E ka pranuar Tabaku propozimin tuaj?

Bardhi: Ka një detyrim statutor, ajo që unë di t’ju them është se funksionari më i lartë drejtues i partisë për momentin është Tabaku. 

Berisha nuk iu njeh si kreun e gr.parlamentar, a pengon kjo?

Bardhi: Ajo që unë gjykoj se është e rëndësishme, është gjuha përçarëse dhe ndasitë. Për mua ky është rrezik për Shqipërinë. Grupi parlamentar po gjen dhe po punon zgjidhje, më pas secili bën zgjedhjen e tij.

Ka komunikim mes jush dhe deputetëve që mbështesin ata që mbështesin Berishën?

Bardhi: Unë kam patur dhe ruaj marrëdhënie korrekte dhe personale me të gjithë, a diskutojmë ne sa herë takohemi. Po, patjetër.

Përfshin platforma juaj një drejtim kolegjial?

Bardhi: Është e thjeshtë, synon një gjë të bashkojë PD. Do ta bëjmë publike shumë shpejt. 

pd 5 qershor 2023

Sondazh

Poll