Sport

Federata Italiane në mbrojtje të Mancinit, nuk ka interesim të Napolit për të!

Është Federata Italiane ajo që nxitoi të përgënjeshtronte lajmin duke theksua se asnjë përfaqësues i Napolit nuk i ka kontaktuar për Mancinin.

5 Qershor 2023, 09:00 Nga DOSJA
Federata Italiane në mbrojtje të Mancinit, nuk ka interesim të

ITALI - Kampionët në fuqi të Italisë, Napoli janë pa trajnerë për sezonin e ardhshëm duke qenë se Luciano Spalletti dhe presidenti Aurelio De Laurentis vendosën të mos e vijojnë bashlëpunimin.

Të shumtë janë emrat të cilët po qarkullojnë në listën e dëshirave për të kaltrit teksa së fundmi në skenë doli edhe emri i trajnerit të kombëtares së Italisë, Roberto Mancini. Megjithatë, është Federata Italiane ajo që nxitoi të përgënjeshtronte lajmin duke theksua se asnjë përfaqësues i Napolit nuk i ka kontaktuar për Mancinin.

Deklarata e Federatës Italiane të Futbollit:

“Trajneri i kombëtares së Italisë, Roberto Mancini nuk ka marrë asnjë telefonatë nga Aurelio De Laurentis. Asnjë nga përfaqësuesit e Napolit nuk ka kontaktuar me trajnerin për t’i ofruar postin. Mancinin ka një kontratë një kontratë me Federatën Italiane të Futbollit deri në vitin 2026”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll