Sport

Tirana merr vendimin për trajnerin, Ardian Mema konfirmohet në krye të pankinës

8 Tetor 2019, 11:13 Nga DOSJA
Tirana merr vendimin për trajnerin, Ardian Mema konfirmohet në krye

TIRANË- 1 pikë në 3 ndeshje i dhanë një tronditje të fortë projektit fitues të Tiranës, një ecuri negative e cila i ka kushtuar shumë klubit dhe vendosi ndjeshëm në pikëpyetje të ardhmen e Ardian Memës.

Presidenti Refik Halili i dha sinjalet e para të një krisje me trajnerin fill pas humbjes në derbi kundër Partizanit, ku në mënyrë indirekte bëri përgjegjës trajnerin dhe stafin, një humbje e cila u pasua me një tjetër rezultat zhgënjyes, barazimi 2-2 kundër Flamurtarit.

Në këto kushte, ku Mema dështoi që në hapin e parë për të marrë 3 fitore radhazi, bankina e tij u trondit shumë. Palët kanë negociuar gjatë këto ditë, ku kërkohej një ndërprerje e kontratës me mirëkuptim, plus që Mema është një emër i madh i familjes bardheblu, kërkohej një largim i butë.

Pikërisht detajet e kontratës, ana financiare dhe emri i madh që përfaqëson Mema kanë bërë që palët ti japin më shumë kohë njëri tjetrit me shpresën që situata do të përmirësohet pas pauzës që vjen nga angazhimi i Kombëtares. Tekniku kryeqytetas konfirmoi për BalkanWeb si do të vijoj të jetë trajneri i Tiranës, lajm ky i konfirmuar zyrtarisht dhe nga drejtuesit e klubit bardheblu.

(Marrë nga Balkanweb)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ardian mema kf tirana refik halili superliga shqiptare ardian mema kf tirana refik halili superliga shqiptare

Sondazh

Poll