Bota

Serbët ulen poshtë tendave/ Policia: Situata në veri është e qetë

Ai ka thënë se monitorimi i situatës dhe angazhimet policore të koordinuara me institucioneve relevante të sigurisë po vazhdojnë në atë pjesë.

3 Qershor 2023, 13:04 Nga a.l
Serbët ulen poshtë tendave/ Policia: Situata në veri
Tensione në veri të Kosovës

KOSOVË-  Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë të shtunën për Radion Evropa e Lirë se situata në veri të vendit është e qetë.

Ai ka thënë se monitorimi i situatës dhe angazhimet policore të koordinuara me institucioneve relevante të sigurisë po vazhdojnë në atë pjesë.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e sigurisë, po vazhdojnë angazhimet policore në zbatimin e rendit dhe sigurisë publike, ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve si dhe ndërmarrjen e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në komunat veriore”, ka deklaruar mes tjerash Kelani. 

Katër ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll