Bota

Përplasen dy anije mallrash në ishullin grek, nuk ka të lënduar

Anija e ngarkesave Potentia me flamurin e Singaporit me 19 anëtarë të ekuipazhit dhe anija me flamur Vanuatu ANT me 13 ekuipazh u përplasën në Detin Egje lindor nëntë milje në veri të Kios.

3 Qershor 2023, 12:20 Nga a.l
Përplasen dy anije mallrash në ishullin grek, nuk ka të
Anija

GREQI- Dy anije mallrash u përplasën në ishullin grek të Kios. Mediat e huaja raportojnë se paraprakisht nuk ka asnjë person të lënduar. 

Anija e ngarkesave Potentia me flamurin e Singaporit me 19 anëtarë të ekuipazhit dhe anija me flamur Vanuatu ANT me 13 ekuipazh u përplasën në Detin Egje lindor nëntë milje në veri të Kios.

"Nuk ka të lënduar, nuk ka rrezik ndotjeje", tha një zyrtar i rojes bregdetare për Reuters në kushte anonimiteti, duke shtuar se anijet nuk ishin të ngarkuara me ngarkesë.

Autoritetet greke kanë vendosur shtatë anije dhe një helikopter kërkim-shpëtim në vend.

 

aksident ne greqi

Sondazh

Poll