Bota

Kanadaja nën 'pushtetin' e zjarreve, 11 mijë banorë detyrohen të braktisin banesat e tyre

Kryetari i bashkisë së Sept-Iles, një qytet bregdetar i Quebec, shpalli gjendje të jashtëzakonshme lokale pasi rreziku i zjarrit çoi në urdhra evakuimi në rajon.

3 Qershor 2023, 11:55 Nga a.l
Kanadaja nën 'pushtetin' e zjarreve, 11 mijë banorë
Zjarr në Kanada

KANADA- Prej ditësh disa provinca në Kanada janë përfshirë nga zjarret masive. Mediat e huaja raportojnë se më shumë se 11 mijë banorë duhet të braktisin banesat e tyre pasi janë në rrezik për jetën. 

Kryetari i bashkisë së Sept-Iles, një qytet bregdetar i Quebec, shpalli gjendje të jashtëzakonshme lokale pasi rreziku i zjarrit çoi në urdhra evakuimi në rajon.

Ministri i Sigurisë Publike të Quebec, Francois Bonnardel tha të premten pasdite se ai kishte kontaktuar me qeverinë federale për të kërkuar ndihmën e ushtrisë. 

Forcat e armatosura kanadeze janë dislokuar në Kanadanë perëndimore që nga fillimi i majit dhe trupat u dërguan në Nova Scotia të enjten. Ndihma ka ardhur gjithashtu nga Shtetet e Bashkuara, Australia, Zelanda e Re dhe Afrika e Jugut, dhe më shumë ndihmë pritet të arrijë javën e ardhshme.

zjarr ne kanada

Sondazh

Poll