Aktualitet

Merr flakë në lëvizje kamioni në autostradën Lushnje-Fier, shpëton pa lëndime drejtuesi, zbulohet shkaku i zjarrit

Shkak mendohet të ketë qenë një defekt teknik në mjet.

3 Qershor 2023, 10:58 Nga A.B
Merr flakë në lëvizje kamioni në autostradën
Kamioni

LUSHNJE- Një kamion është djegur në autostradën Lushnje-Fier, në afërsi të pushimit të shoferit. Mjeti ka marrë flakë në ecje e fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka dalë në kohë, duke njoftuar zjarrfikësit.

Kabina dhe motori i trajlerit janë shkrumbuar plotësisht. Sipas informacioneve paraprake, shkak mendohet të ketë qenë një defekt teknik në mjet. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

digjet kamioni lushnje

Sondazh

Poll