Aktualitet

FOTO- Përvetësoi 3 milionë euro nëpërmjet mashtrimit, kjo është agjentja e shërbimeve postare në Korçë

Denoncimi për Alma Beqirin është kryer nga vetë kompania postare private ADEX, por edhe nga disa persona të tretë, të cilët kryen pagesa për shërbimin e marrë, por rezultuan përsëri debitorë kundrejt ADEX.

3 Qershor 2023, 10:11 Nga A.B
FOTO- Përvetësoi 3 milionë euro nëpërmjet mashtrimit,
Alma Beqiri

KORÇË- Kjo është Alma Beqiri, agjente e shërbimeve postare private, e arrestuar nga Policia e Korçës pasi akuzohet se përmes mashtrimit ka përvetësuar shuma të mëdha monetare. 46-vjeçar përmes mashtrimit ka mundur të përvetësojë 3 milionë euro për një periudhë 2 vjeçare.

FOTO- Përvetësoi 3 milionë euro nëpërmjet mashtrimit,

Denoncimi për Alma Beqirin është kryer nga vetë kompania postare private ADEX, por edhe nga disa persona të tretë, të cilët kryen pagesa për shërbimin e marrë, por rezultuan përsëri debitorë kundrejt ADEX. Këta të fundit deklaruan që kishin kryer pagesat rregullisht pas marrjes së shërbimit.

FOTO- Përvetësoi 3 milionë euro nëpërmjet mashtrimit,

Alma Beqiri ishte menaxhere e postës private në Korçë dhe e gjithë vlera e përvetësuar monetare është mbledhur në rreth 2 vite. Policia po heton persona të tjerë të lidhur me të, bëhet fjalë për punonjës të tjerë brenda postës dhe familjar të te arrestuarës, që dyshohet se kanë bashkëpunuar për përvetësimin dhe fshehjen e parave të përfituara./Dosja.al

alma beqiri

Sondazh

Poll