Bota

Tensionet në Veri/ Kreu i Zubin Potokut: Nuk jap dorëheqjen, kushtet e serbëve bien ndesh me ligjin

Izmir Zeqiri, sa i përket zgjedhjeve të reja në komunat në veri, tha se nuk mund të bëhet pa një analizë të zgjeruar.

2 Qershor 2023, 18:23 Nga f.i

Tensionet në Veri/ Kreu i Zubin Potokut: Nuk jap dorëheqjen, kushtet e

KOSOVË- Kreu i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, duket se nuk është dakort me deklaratën e presidentes Vjosa Osmani për ygjedhje të reja në komunat në veri Ai tha se kjo nuk mund të bëhet pa një analizë të zgjeruar.

“Nuk shoh që ideja e zgjedhjeve të reja do të prodhojë diçka më mirë. Duhen studiuar arsyet pse duhet të tërhiqemi, pse duhet të ketë zgjedhje të reja. Duhet të ketë baza të arsyeshme e më pas të veprohet,” – u shpreh Zeqiri.

“Për momentin nuk kemi ndonjë bisedë rreth kësaj në nivelin e qeverisë, ministrisë së pushtetit lokal ose qoftë nga kabineti i presidentes. Ne duhet të kemi një analizë të studiuar pak më gjerë se përse ne duhet të japim dorëheqjen. Për momentin nuk mendoj për atë çështje. Momentalisht nuk janë kushtet e përshtatshme për punë në komunë, ndërsa ne kemi shumë punë për të konsoliduar kabinetin,” – tha Zeqiri.

Zubin Potoku ka qene komuna me më pak tension në Veri që kur kanë filluar trazirat në këtë pjesë të Kosovës.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Bota 2 Qershor 2023, 18:18 k.m.

Drejtori i CIA-s vizitë sekrete në Kinë

Foto ilustruese SHBA- Drejtori i CIA-s(Central Intelligence Agency) Bill Burns bëri një vizitë sekrete në Kinë muajin e kaluar p&e...