Bota

Drejtori i CIA-s vizitë sekrete në Kinë

Një zyrtar amerikan tha se Burns u takua me zyrtarë të inteligjencës kineze gjatë një udhëtimi.

2 Qershor 2023, 18:18 Nga k.m.
Drejtori i CIA-s vizitë sekrete në Kinë
Foto ilustruese

SHBA- Drejtori i CIA-s(Central Intelligence Agency) Bill Burns bëri një vizitë sekrete në Kinë muajin e kaluar për të folur me zyrtarët atje. Sipas Financial Times, vizita sekrete tregon se Shtëpia e Bardhë është shqetësuar për përkeqësimin e marrëdhënieve midis Pekinit dhe Uashingtonit.

“Muajin e kaluar, drejtori i CIA-s, Burns udhëtoi për në Pekin, ku u takua me homologët e tij kinezë dhe theksoi rëndësinë e mbajtjes së linjave të hapura të komunikimit në kanalet e inteligjencës,”- tha zyrtari amerikan.

Por nuk dihen detaje të tjera. 

bill burns cia

Sondazh

Poll